DURRËS – Mëngjesin e së hënës dy emigrantë nga Afganistani janë konlifktuar në qytetin e Durrësit. Burimet policore bënë të fitur se dy afganët, ilegalë në Shqipëri janë zënë e si pasojë njëri prej tyre është plagosur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, kur në grindje e sipër njëri prej afganëve ka goditur shokun e tij. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

(aq/shqiptarja.com)