Pas ngjarjes së rëndë në Himarë ku një turist humbi jetën, pasi u përplas nga skafi i biznesmenit Fatmir Kuci policia kufitare në të gjithë vijën bregdetare ka forcuar masat dhe kontrollin për mjetet lundruese.
 
Policia Kufitare e Durrësit sot ka ndëshkuar me gjobë dhe bllokuar një mjet lundrues që shkeli distancën e sigurisë në plazh.
 
“Sot rreth  orës 15.00 në vijim të kontrolleve të zhvilluara nga Policia Kufitare për zbatimin e rregullave nga  mjetet lundruese, si dhe  mbi bazën  e denoncimit të disa qytetarëve në Policinë Kufitare dhe në media online u bllokua motori i ujit që ishte në përdorim të shtetasit S.M., banues në Shkallnuer Durrës” thuhet në njoftimin e policisë.
 
Policia e Shtetit fton edhe njëherë drejtuesit e mjeteve  lundruese të respektojnë rregullat, si dhe pushtetin vendor të ndihmojë në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për pushuesit.




d.b/shqiptarja.com