DURRES- Bashkia e Durresit nuk do të ketë më në organikën e saj 240 punonjës por 21 punonjës më pak. Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi me shumicë votash organikën e re te saj, e cila ka parashikuar shkurtimin e numrit të punonjesve të saj për shkak të mungesës së fondeve. Nga ky vendim janë shkurtuar koordinatorët e lagjeve, disa shoferë, si dhe punonjës të sektorëve të ndryshëm të bashkisë.
Po në këtë mbledhje u miratua edhe projekti i ri për mbledhjen e taksave që familjet durrsake duhet të paguajnë në bashki për shërbimet që marrin sikurse janë taksa e pastrimit, ajo e gjelbërimit, e mjedisit e të tjera që përfshihen në pakeënt fiskale të vitit 2014.
Sipas këtij projekti, taksat nuk do të vilen më nëpër njesitë vendore sikurse ka ndodhur deri tani, por do të vilen nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në bazë të një marrëveshje të arritur midis bashkisë dhe kesaj ndërmarrje, e cila merr atributet e agjentit tatimor.
Janë 65 mijë familje të përfshira në këtë sistem të përbashket të cilat do të monitorohen në mënyrë të dyfishtë përsa i përket derdhjes së taksave. Për realizimin e këtij projekti do të investohen nga bashkia 3 milionë lekë. Vlera e taksave do të pasqyrohet në faturen e ujit e ndarë në 12 muaj.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com