DURRËS – Ngrica dhe i ftohti nuk kanë mundur dot të ndryshojnë vendimin më të rëndësishëm të jetës për dy të rinj në qytetin e Durrësit. Pavarësisht temperaturave shumë të ulta, ata kanë vendosur që në këtë të martë të 14 shkurtit të zyrtarizojnë lidhjen e tyre duke e kurorëzuar atë. Dhe sipas traditës së dasmave shqiptare, në detajet e dasmës nuk kanë munguar edhe fotografitë, të cilat ky çift ka vendosur t’i bëjë pranë asaj që për durrsakët dhe jo vetëm, njihet si Vila e Zogut, në pikën më të lartë të qytetit.

(aq/shqiptarja.com)