DURRËS- Një shtetas turk, Muslum Dagdeviran, 29 vjeç, banues në Stamboll, tentoi të udhëtojë në mënyrë të kundraligjshme për në Itali me një nga tragetet e linjës Durrës - Bari, por u arrestua mëngjesin e sotëm nga Policia e Durrësit.
Dagdeviran donte të kalonte kufirin duke përdorur pasaportën e tij turke, në faqen 9 të së cilës ndodhet e stampuar një vizë shengen gjermane, e cila dyshohet të jetë tërësisht e fallsifikuar.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 4 Shkurt, rreth orës 22:30, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare në Terminalin e Përpunimit të Pasagjerëve në Portin e Durrësit.
Nga Policia e Durrësit u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i pasaportës në fjalë dhe u kryen veprimet e nevojshme proceduriale.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Fallsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com