DURRES- Nga Durrësi, ku ka zhvilluar një takim me banorë të Komunës Golem, kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi akuzoi partitë e vjetra për mungesën e një politike vizionare. Për të argumentuar mungesën e vizionit të tyre ai përmendi rrugën e Golemit, që siç tha Topi “është jashtë standardeve, dhe si e tillë nuk i shërben banorëve të zonës”.
Ndërsa shtoi se FRD ka hyrë në skenën politike shqiptare me vizion të ri dhe me qëllimin për t’i dhënë fund tranzicionit të gjatë shqiptar.
“PD dhe PS me politikën e tyre e kanë lënë vendin jashtë Europës. Politika dinjitoze dhe e moralshme e FRD-së do ta çojë Shqipërinë drejt BE-së. Partitë e vjetra çdo katër vite tundin kartën e punësimit dhe legalizimeve ndërkohë që këto premtime deri tani nuk janë mbajtur”, tha Topi.
Kreu i FRD tha se qeveria aktuale nuk plotëson interesat e qytetarëve, ndërsa FRD vë theksin tek shërbimet ndaj qytetarit.
“Kryeministri dhe ministrat që kanë tetë vjet në kolltukët qeveritare nuk e njohin rrotacionin, fitoren e mbështesin vetëm tek premtimet boshe, ndaj mos u besoni mashtrimeve të tyre zgjedhore” u shpreh Topi.
Ai theksoi bindjen se fitorja e FRD-së në qarkun e Tiranës do t’i prijë fitores së kësaj force politike në të gjithë vendin.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com