Rruga që lidh shëtitoren Taulantia me Currilat në njerin krah është bllokuar plotësisht, ndërsa qarkullimi i automjeteve është i pamundur. Bashkia e Durrësit është vënë menjëherë në lëvizke, që prej mëngjesit një fadromë dhe eskavator po punojnë për pastrimin e dherave.
Banorët e zonës jetojnë nën rrezikun të shembjes së shtëpive të tyre, ndëkohë edhe bizneset që operojnë në pjesen fundore të kodrës nuk janë të sigurt. Në rrezik mbeten dy shtepi të cilat thuajse janë mbuluar nga masivi i dherave dhe balta. Një fenomen i përvitshëm, por që nuk po gjen zgjidhje.
E vetmja ndërhyrje nga ana e Pushtetit Vendor mbetet largimi i dherave nga rruga. Investimi i berë tre vite më pare nga Ministria e Mjedisit nuk pati rezultatet që priteshin. Rreth 2.4 milion euro të investuara nuk i dhanë zgjidhje fenomeni te rrëshqitjes së dheravs, i cili u rishfaq një vit më pas. Projekti parashikonte kthimin e kodrës në një park me shëtitore, stola, ndriçim dhe vende për piknik e shëtitje me biçikleta. Gjithsesi tani është kthyer në një rrugë të pakalueshme. Ndërtimet e shumta dhe shpyllëzimi i Kodër Vilës pas vitit 1990 e kthyen këtë zonë në një rrezik të vazhdueshëm për qytetarët.
d.gj/ Shqiptarja.com











