Tre persona janë shpallur kërkim nga polia e Durrësit, pasi në shtëpitë e tyrë janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Mësohet se policia po punon per kapjen e 75 vjeçarit M.ZH., 45 vjeçarit G.ZH. dhe 48 vjeçarit B.ZH., të tre banues në qytetin bregdetar. Lidhja e paligjshme e energjisë elektrike në banesat e personave të shpallur në kërkim, mësohet se është konstatuar nga punonjës të OSHEE-së. Burime nga policia bëjnë me dije se për të treja rastet, u referuan të dielën materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.