Një 12-vjeçar është larguar nga banesa e tij në Katund Sukth të Durrësit, ndërsa familja ka bërë denoncim në polici pas 2 javësh.

A.K është larguar nga shtëpia në drejtim të paditur dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij. 

Denoncimi në polici është bërë nga e ëma e tij 27-vjeçare gjatë kësaj të premte.

Policia është vënë në lëvizje dhe vijon kërkimet për gjetjen e të miturit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com