DURRËS - Për të dytin mandat radhazi Alfred Mullaraj, është zgjedhur kryetar i këshillit të qarkut Durrës, teksa fitoi pasi u votua unanimisht nga anëtarët e majtë dhe të djathtë në këtë institucion. 

Këshilli i Qarkut te Durrësit ka qenë i fundit në shkallë vendi që ka kryer mbledhjen e konstituimit dhe të zgjedhjes se kryetarit te tij. Pas zgjedhjes së tij në krye të qarkut Mullaraj tha se do të vazhdojë të punoj për realizimin e projekteve ne te gjithë territorin e qarkut të Durrësit.

Gjithashtu ai theksoj përmirësimin e cilësisë e shërbimeve ndaj qytetarëve çka e ndihmon ndarja e re territoriale si dhe bashkëpunimin me bashkitë e qarkut.Qarku i Durrësit përbëhet nga bashkitë Shijak, Krujë dhe Durrës.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)