Një nxënës 17-vjeçar ka humbur jetën gjatë orës së fiskulturës ne qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, i riu me iniciale F.S. dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë aktivitetit fizik.

Policia bëri me dije se rreth orës 15:15, në ambientet e shkollës, 17-vjeçari është ndjerë keq teksa ndodhej në palestër. Eshte transportuar pa ndjenja drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, si pasojë e arrestit kardiak, që është mjaft i rrallë te moshat e reja.

17-vjeçari ishte nxënës i gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, shkollë e cila zhvillon mësimin pasdite në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Marie Kaculini.”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.