Durrës, 2.3 kg heroinë në traget
kapet një burrë e një grua
U zbulua në tragetin Durrës- Bari
Heroina destinacion shtetin italian

Durrës, 2.3 kg heroinë në traget<br />kapet një burrë e një grua<br />U zbulua në tragetin Durrës- Bari<br />Heroina destinacion shtetin italian
Durrës- Policia ka sekuestruar 2 kg e 300 gr heroinë në një traget në portin e Durrësit, ndërsa ka arrestuar dy nga poseduesit, teksa njëri prej tyre është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij. Droga u gjet e fshehur në një cantë dore ndërsa dyshohet se do të trafikohej në Itali.
 
Të arrestuar janë  Laureta Lama 38 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Bashkim Hasani 67 vjeç, banues po në Tiranë.
 
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e personit të tretë E.Ç. 29 vjeç, banues në Tiranë.
 
Sipas policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar, në valixhen e shtetases Laureta Lama, u gjet një çantë dore, në brendësi të së cilës, u gjetën dhe u sekuestruan 4 pako të mbështjella me celefon, me peshë rreth 2 kg e 300 gr lëndë narkotike e heroinë.
 
Destinacioni i heroinës ishte tregu italian, ndërsa po punohet për rrjetin e trafikantëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Trafikimi i narkotikëve"në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/a/2, 22 të Kodit Penal.

heroina durres

droga durres
Heroina e sekuestruar në traget në Durrës


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar