2 shqiptarë dhe një kroat janë vënë në pranga nga policia e Durrësit ndërsa në automjetin që lëviznin iu gjetën 32 kg kanabis sativa.
 
Në orët e para të mëngjesit, janë arrestuar në flagrancë: Arjan Plaku , 39 vjeç, banues në Durrës; Aurel Laçku, 23 vjeç, banues në Durrës si dhe Mirusllav Sarak, 36 vjeç, me shtetësi e kombësi Kroate.
 
Në mjetin tip “Benz Mercedes”, janë sekuestruar në cilësinë e provës material sasia prej 32 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të Narkotikëve”e kryer në bashkëpunim.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)