DURRËS-  Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 11:40 në zonën e quajtur “4 rrugët”, Fllakë, ku një 25-vjeçar me iniciale M.Ç. ka humbur kontrollin e makinës dhe si pasojë është përplasur me murin rrethues të një magazine.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shoferi  dhe 2 pasagjerë të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.