Një gruaje 45-vjeçare nga Kosova i është vjedhur portofoli nga 27-vjeçari Pllumb Mema, 27-vjeç banues në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar të Durrësit.

Policia ka bërë të mundur kapjen e Memës dhe ka sekuestruar portofolin e vjedhur. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprën penale të vjedhjes.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com