DURRES - Banorët e fshatit Perlatë në Durrës po protestojnë para nënstacionit elektrik në Manzë, për arsye se Cez-Shpërndarja ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike.
Sipas Cez, banorët janë debitor, e për këtë arsye ka ardhur edhe ndërprerja e energjisë elektrike.
Nga ana tjetër, banorët në protestë kërcënojnë se do të hyjnë brenda në nënstacion, ndërsa Cez njoftoi se do të jetë e detyruar të ndërpresë energjinë për këtë nënstacion, për të shmangur rrezikun.
Forcat e policisë janë në vendngjarje, por siç njofton Cez-Shpërndarja,situata po del jashtë kontrollit.
Që nga dita e shtynë, Cez-Shpërndarja ka ndërprerë furnizimin me energji për klientë debitorë në Manzë, të cilët më pas janë rilidhur vetë në rrjet duke dëmtuar rrjetin e shpërndarjes.
Ditën e shtunë, klientët debitor bllokuan në fshat dhe dhunuan punonjësit e Cez që kishin shkuar në fshat për të rregulluar defektin e shkaktuar nga lidhjet e paligjshme
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com