Një 30-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës, teksa ishte duke lëvizur në rrugën “Taulantia”, teksa ka përplasur dy persona.
Policia bën me dije se dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa po ashtu vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
“Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 17:40, në rrugën “Taulantia”, automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy shtetas këmbësorë.
Shtetasit e dëmtuar, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Komente









