Një 37-vjeçar është mbytur në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte, në sektorin 'Rinia' dhe sipas policisë trupi i pajetë u gjet 5-6 metër larg bregut të detit.
Policia thotë se pas nxjerrjes në trupit në breg nga shërbimet e Policisë dhe nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes.
Komento