Durrës - Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit pasi plagosi me thikë bashkëshorten 32-vjeçe.

Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 16/1 të qytetit bregdetar.

E reja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas bluve plagosja erdhi pas një konflikti mes bashkëshortëve.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

"Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen nr. 16/1, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi Xh. K., 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë),  bashkëshorten e tij, shtetasen E. K., 32 vjeçe.   

32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. 

Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Xh. K., dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e tij.   

 Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftoi sot policia.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë