Një grabitje me dhunë ka ndodhur në një banesë në qytetin e Durrësit një ditë më parë. Ka qenë një 51-vjeçar i cili pasi ka hyrë forcërisht në banesë, ka goditur 29-vjeçarin A.E., si dhe i ka vjedhur një sasi parash.   

Policia ka reaguar për ngjarjen, duke sqaruar se ka pranmgosur autorin F.Sh, 51-vjeç, banues në Lezhë. 

Komisariati i Policisë Durrës:
Më datë 05. 08. 2018 u arrestua në flagrancë shtetasi F. Sh., 51 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka shkuar në banesën e shtetasit A. E., 29 vjeç , banues në Durrës, të cilin e ka goditur dhe më vijim i ka vjedhur me dhunë një sasi parash shtetases H. M., 44 vjeçe. Nenet 139, 88 të Kodit Penal.