Durrës/ 65-vjeçari, plumba kallashnikovi në drejtim fqinjit të tij 40-vjeçar, arrestohet pak orë më pas

Një 65-vjeçar në Durrës është vënë në pranga pasi qëlloi më kallashnikov në drejtim të fqinjit të tij 40-vjeç, i cili fatmirësisht ka shpëtuar i pa dëmtuar. Policia e Durrësit njofton se i moshuari Latif Paja kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tjetrit, për ta vrarë, por shtetasit Klajdi Jakupi, 40 vjeç, ka arritur të largohet me automjet dhe si pasojë është dëmtuar vetëm automjeti i tij nga të shtënat.

Uniformat blu kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin të koduar “Antena”, si rezultat i të cilit është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, si dhe pas kërkimeve intensive dhe ndjekjes së shtetasit që qëlloi me armë zjarri, është bërë e mundur  kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: -L. P., 56 vjeç, banues në lagjen nr. 5, Durrës.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit tip kallashnikov dhe 2 krehëra me fishekë luftarakë në to.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë