DURRËS- Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Durrës, ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, fatmirësisht pa persona të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Unazën e plazhit, ku siç shihet në foton që Report Tv sjell në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një furgon, ky i fundit është dëmtuar shumë.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë lagështia në rrugë.

Foto nga aksidenti