Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Gjepalaj të Shijakut.

Sipas njofitmit të policisë, 23-vjeçari K.K.., duke dalë nga banesa në automjet ka përplasur këmbësoren 76-vjeçare M.K., e cila si pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se drejtuesi i mjetit dhe viktima janë fqinjë dhe banorë të fshatit Gjepalaj.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për rastin.

Ndërkohë është shoqëruar për sqarime drejtuesi i mjetit.