Durrës - Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në askin Sukth Maminas, teksa janë përplasur 4 automjete.
Dy persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej tyre është drejtuesi i njërit prej automjeteve, B.Z. dhe pasagjerja K.B., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
'Rreth orës 19:15, në aksin rrugor Sukth- Maminas, janë përplasur 4 automjete.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi B. Z dhe pasagjerja shtetasja K. B., jashtë rrezikut për jetën', njofton policia.