DURRËS - Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e sotme në aksin rrugor Xhafzotaj-Fllakë.
Një 22-vjeçar duke drejtuar mjetin tip 'Benz' ka aksidentuar një 60-vjeçar i cili udhëtonte me biçikletë.
Për pasojë, 60-vjeçari u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
22-vjeçari u shoqërua në ambjentet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore.
"Më datë 12.02.2021, në orën 16:30, në aksin rrugor Xhafzotaj-Fllakë, shtetasi D. K., 22 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve" - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.