Durrës- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë.
Një makinë tip “Seat”, me 3 tre të rinj në bord, ka përfunduar në kanalin e ujërave të zeza. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, teksa të tre morën lëndime, por pa rrezi jete.
Është dashur ndihma e zjarrfikëses për të nxjerrë të rinjtë nga makina, ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë kryer procedurat përkatëse dhe kanë ndërhyrë në kohë.
Njoftohet se 3 të rinjtë nuk kanë pësuar lëndime serioze, teksa mjeti është dëmtuar. Policia po vijon hetimet, teksa shkak dyshohet paraprakisht shpejtësia e lartë e drejtuesit të mjetit.
Dikur i thoshim kanali mutit QE kalonte ne kenete,,paskan ron bute trimat,hahaha
Përgjigju