Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së martës në Sukth. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45, në rrugën që lidh Sukthin me Rrushkullin, në lagjen Stalla.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, një automjet është përplasur me një motomjet që drejtohej nga 28-vjeçari me inicialet A.SH.
Për shkak të plagëve të marra nga përplasja e fortë, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Polica ka arrestuar drejtuesin e automjetit, 19-vjeç me inicialet M.V., teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Komente








