DURRËS - Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Plepa-Durrës. Një automjet me drejtuesin E.M., 66 vjeç është përplasur me një shpërndarës picash F.M., 44 vjeç që po lëvizte me motomjet.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, në vendngjarje ka njolla gjaku.

Shpërndarësi i picave është dërguar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

'Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Plepa-Durrës, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 66 vjeç, është përplasur me  motomjetin me drejtues shtetasin F. M., 44 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar 44-vjeçari i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.', thuhet në njoftimin e policisë.