Durrës-Një 61-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi aksidentoi në mënyrë fatale një të moshuar me inicialet H.K, e cila humbi jetën në spital. Policia e Durrësit ka arrestuar 61- vjeçarin me inicialet M.XH.
Po ashtu, policia ka vënë në pranga dy persona të tjerë, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të rëndë.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit: M. Xh., 61 vjeç, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen H. K., 72 vjeçe, banuese në Durrës, e cila humbi jetën në spital;
B. T., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi; A. S., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.