DURRES-Një zjarr i fuqishëm përfshiu mëngjesin e sotëm një apartament në katin e katërt të një pallati 5- katësh në lagjen nr 3, pranë varrezave të dëshmorëve të qytetit të Durrësit. Zjarri ka shkaktuar panik, pasi ka qenë i fuqishëm ndërsa tymi ka përfshirë pothuajse të gjithë pallatin.

Dy persona, janë dërguar në spital me asfiksi të lehtë, ndërsa policia dhe zjarrfikësit pasi evakuan banorët, vunë zjarrin nën kontroll.
(sg/shqiptarja.com)