Durrës – APD, 157 milion lekë investime në projektet e infrastrukturës civile portuale


DURRES, 20 mars /ATSH- G. Kabashi/. - Autoriteti Portual i Durrësit (APD) ka parashikuar një investim të përgjithshëm prej afro 157 milion leke, që do të realizohen vetëm në projektet e infrastrukturës civile portuale.
Burime nga drejtoria e përgjithshme ekzekutive, bënë të ditur se projekti i thellimit emergjent për mirëmbajtjen e kanalit hyres dhe basenit si element bazë për mbajtjen e qëndrueshmërise së kapacitetit përpunues të Portit, konsiderohet si një nga investimet më të rëndësishme të këtij viti. Në këtë projekt është parashikuar që thellësia e kanalit hyrës  të shkojë rreth  11 metra, ndërsa në basen do të variojë në bazë te struktures ekzistuese te kalatave. Spostimi i  sillosave të grurit nga kalata 5 do të realizohet per te mundësuar  ngarkim-shkarkimin  e pajisjeve dhe materialeve si dhe për  ankorimin optimal te kro[erave turistike.
Anija kineze ne portin e Durresit. Foto:Gezim Kabashi
Rehabilitimi i segmentit rrugor "Hyrja Nr.2 - Terminali i Trageteve", me një sipërfaqe të përgjithshme prej 7200 metra katrore, është një nga investimet e vitit në vazhdim, që synon riveshjen me asfalt të kësaj rruge të amortizuar. Në investim është parashikuar edhe pajisja me sinjalistikën e duhur horizontale dhe vertikale.
Plotësimi i rrjetit të ujësjellësit është një projekt tjetër që do të financohet gjatë vitit 2015. Ky projekt parashikon ndërtimin e segmentëve të rinj të ujësjellësit në Terminalin e Kontejnerëve dhe në atë Perëndimor. Brenda investimit, rrjeti do të plotësohet me matës konsumi me qëllim menaxhimin dhe kontrollin e ujit të pijshëm në territorin e portit të Durrësit.
Duke marrë në konsideratë rëndësinë që ka rrjeti kryesor elektrik për operacionet që zhvillohen në portin e Durrësit, gjatë këtij viti është parashikuar ndërtimi i një kanali beton-arme prej afro 1000 metra në afërsi të rrethimit verior të portit.   Gjithashtu do të kryhen një sërë rikonstruksionesh të godinave, ambjenteve dhe shesheve në portin më të madh të vendit.
Në zbatim të Plan-Biznesit të këtij viti janë parashikuar investime të tjera edhe në riparime vinxhash, në sistemin energjitik, në pajisjet e logjistikës së FSPD, etj.
Vlera e përgjithshme e investimeve të këtij viti në portin e Durrësit arrin në 370 milion leke. /a.ke/
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati