Veprimtaria ku marrin pjesë të gjithë punonjësit portualë po zhvillohet në mjediset e Shërbimit Mjeksor pranë APD.
"Kush dhuron gjak, shpëton një jetë" është moto e kësaj nisme dhe e gjithë sasia e dhuruar do të shfrytëzohet në ndihmë të fëmijëve talasemikë, si dhe për pacientët e dëmtuar në aksidente rrugore.
Dhurimi i gjakut bëhet në kushte optimale higjienike, në prani të stafit mjeksor të kualifikuar.
Fillimisht çdo dhurues i nënshtrohet matjes së tensionit arterial, temperaturës dhe nivelit të hemoglobinës për të përcaktuar gjëndjen shëndetsore para dhurimit.
Stafi mjeksor i APD është vazhdimisht i pranishëm me një personel të përbërë nga dy mjekë, dy ndihmësmjekë dhe dy shoferë, të gatshëm të përballojnë ndihmën e parë dhe rastet e emergjencave mjeksore. Pas dhurimit vullnetar, "Banka e Gjakut" pajis çdo dhurues me Kartelën e Rezultateve të analizave që përfshijnë disa të dhëna (grupin e gjakut dhe rezusin, kolesterolin, proteinat totale, Hepatitin B dhe C, Hiv1, Hiv2 etj )
