DURRES - Një ngarkesë prej 670 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia me anijen që mbante flamur të Tanzanisë, 'Aya Zanoubya' është sekuestruar në Porto-Romano të Durrësit, informoi sot policia.
Në pranga kanë rënë kapiteni i anijes, oficeri i parë dhe një marinar, ndërsa po hetohen në gjëndje të lirë 5 shtetas të tjerë, të huaj dhe shqiptarë edhe këta pjesëtarë të anijes.
Policia e Durrësit informoi sot se janë arrestuar Mohammd Kahilah, kapiten i anijes, Eneo Cano marinar dhe indiani Sushil Vema, oficer i parë, ndërsa po punohet për arrestimin e 2 organizatorëve të cilët janë identifikuar, njëri nga Zvicra dhe tjetri nga Durrësi.
“Hetimet profesionale dhe të shpejta identifikojnë 2 organizatorët e këtij rasti. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre”, njoftoi policia vendore.
Në kuadër të operacionit të kodua “Ari i zi” u sekuestrua dhe anija me të cilën ishte kontrabanduar nafta.
Në operacion ndihmoi edhe Guardia di Finanza italiane dhe Doganat. Anija "Aya Zanoubya" transportonte materiale ndërtimi dhe mbante flamur të huaj, atë të Tanzanisë, por brenda kishte fshehur edhe sasitë e konsiderueshme të naftës.
Gazetari i Report TV, Aldo Mustafa, informon se ishte raportuar se anija do te sillte një ngarkesë me çimento, por ka pasur informacione të siguruara nëpërmjet rrugëve operative se në anije ka pasur edhe nafte kontrabandë, duke çuar tek kontrolli i imtësishëm në bord.
E nisur më 26 dhjetor nga porti tunizian i Gabes, anija dyshohet se ka bashkëpunuar me një tjetër mjet lundrues për të realizuar kontrabandën, për qëllime përfitimi financiar. Kjo është një anije mallrash e ndërtuar në vitin 1977, me gjatësi 81.72 metra dhe gjerësi 14.1 metra.
Gjatë operacionit u sekuestruan 14 dokumente identifikimi dhe dokumente për lundrim, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për rastin.
E. S., 59 vjeç, banues në Durrës,
F. B., 29 vjeç, banues në Zvicër
Njoftimi i Policisë:
“Si rezultat i punës së inteligjencës policore dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, Antikontrabandës dhe Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Durrës, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DPPSh-së, Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Durrës, Guardia di Finanza Durrës, Degës së Doganës Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Ari i zi”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasi sirian M. K., 45 vjeç, me detyrë kapiten i anijes, shtetasi shqiptar E. C., 43 vjeç, me detyrë marinar i anijes, si dhe shtetasi indian S. V., 42 vjeç, me detyrë oficer i parë i anijes. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit E. S., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe F. B., 29 vjeç, banues në Zvicër.
Më tej, gjatë këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit.
Nga kontrolle në anije, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit, u gjetën përkatësisht 670 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.
Fiks fare roni
PërgjigjuKETA NUK DUAN QE NFTA TE SHITET LIRE NE SHQIPERI,,,,KANE VENDOSUR MONOPOL...DUAN TI RRJEPIN SHQIPTARET...
Përgjigjuqe rritet pensioni plakes tate roni