Të shtunën Asllan Hoxha u arrestua nga policia, pasi e shoqja denoncoi në polici për dhunë të ushtruar ndaj saj në muajin e 5 të shtatzanisë. Asllan Hoxha, 37 vjeç ka dhunuar gruan e tij, Enkeleda Hoxha, 5-muajshe shtatzënë. Burri e ka dhunuar gruan e tij në sy të fëmijës së tyre 15 muajsh. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme rreth orës 12:00 në banesën e familjes Hoxha në lagjen numër 9 të qytetit bregdetar të Durrësit.
Ndërkohë që Enkeleda Hoxha, gruaja e dhunuar, ka telefonuar policinë në numrin 129, për të denoncuar dhunën që bashkëshorti kishte ushtruar ndaj saj. 37-vjeçari pasi ka dhunuar gruan e tij shtatzënë e ka spërkatur me lëndë djegëse.
Menjëherë pasi policia e qytetit të Durrësit ka marrë telefonatën, është nisur në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur 37-vjeçarin, duke mbajtur në dorë një çakmak, me të cilin kishte kërcënuar se do t’i vinte zjarrin banesës.
Enkeleda Hoxha ka mundur të njoftojë policinë, duke shmangur kështu tragjedinë.
(Në foto i arrestuari Asllan Hoxha)
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)