DURRËS - Vendosën një kuti brenda së cilës dyshohet se kishte lëndë plasëse në oborrin e shkollës “Bajram Curri” në Durrës dhe lajmëruan për bombë, por prangosen nga policia pas dy muajsh. 

Personazhet e kësaj historie janë dy adoleshentët E.K 16 vjeç dhe E.L 15 vjeç banues në Durrës.

Të rinjtë e kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, ndërsa po ndiqen penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur.

Asokohe alarmi për bombë rezultoi fals, pasi u krye shpërthimi i telekomanduar.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)