Durrës, arrestohen 2 persona 
të kërkuar për prostitucion në Itali

DURRES - Pas operacionit të kryer këtë mëngjes nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku u arrestuan dy persona dhe u shpall në kërkim një I tretë Artur Beu, specialist i marrëdhënieve me jashtë në Policinë e Shtetit dha detaje të reja.

Në këtë operacion u arrestuan dy persona shumë të kërkuar nga autoritetet italiane.
Ata cilësohen si drejtues të një rrjeti të fuqishëm të trafikimit dhe shfrytëzimit të femrave për prostitucion në rajonin e Pavias. Një person tjetër u shpall në kërkim, ndërsa numri I personave të arrestuar në kuadër të operacioni me autoritetet italiane shkon në 40 vetë.
 
Albert Qafa 51 vjeç nga Durrësi, I sapoliruar nga burgu, pasi vuante një dënim me 15 vite, për grabitje me armë, si dhe Gani Doku, 48 vjeç, nga fshati Sallmone i Shijakut, u arrestuan nga policia. Për ta me 9 mars Gjykata e Pavis kishte nxjerrë një vendim arresti dhe ndërkombëtar.
 
Vendimet e arresteve për ta, mbërritën këtë mëngjes, ndërsa operacioni u ndoq edhe nga specialistët e Interforcës, në Tiranë. Operacioni mësohet se ka vijuar që paralelisht edhe në Itali, kryesisht në zonën e Pavias, dhe pritet që gjatë ditës së sotme autoritetet italiane të vijojnë me arrestime të tjera.
 
Albert Qafa, tre muaj më parë, u lirua nga burgu për akuzën e grabitjes me armë. Ai u arrestua në afërsi të Muzeut në Durrës, ndërsa kishte shlyer një dënim me 15 vite burg. Për të policia kishte informacione të tjera se mund të jetë përfshirë në aktivitete kriminale sërish në Shqipëri. Bashkë me Dokun, ata cilësohen si drejtuesit kryesorë të të grupit të goditur këtë të martë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit