Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka caktuar masën e sigurisë 'Arrest me Burg'.
I arrestuari është L.B banues në fshatin Bizë, Durrës, dhe akuzohet për veprën penale "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale".
Ai është arrestuar pas hetimeve të bërë nga Krimi Ekonomik e Financiar në Durrës për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Po kështu policia e Durrësit ka arrestuar edhe një 23-vjeçar E.C, banues në Laç, i cili duke drejtuar mjetin e tij tip 'Range Rover' në gjendje të dehur, është përplasur me një makinë tjetër tip 'Benz'.