DURRËS - Një 31-vjeçar i kthyer në makthin e banorëve të një pallati në qytetin bregdetar të Durrësit ka përfunduar në prangat e policisë. Roberton Cërria me banim në Lushnje, u kap në flagrancë nga efektivët e policisë duke tentuar të vjedhë shtëpitë e pallatit.
Për hapjen e dyerve 31-vjeçari përdorte gërshërë, thikë dhe pinca.
Sipas burimeve të policisë se Durrësit Cërrisë gjatë kontrollit në banesën e tij i janë sekuestruar 3 doza lëndë narkotike heroinë, 1 palë gërshërë metal prerëse, 1 thikë dhe1 palë pinca.
Cërria është person me precedentë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Mbi të rëndojnë akuzat: “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe "Vjedhja e mbetur në tentativë”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com