Durrës/ Arrestohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pranga edhe një kosovari me dokumente false

Durrës/ Arrestohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pranga edhe një kosovari me dokumente false

Foto ilustruese

DURRËS - Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. I arrestuari është R.Z në Durrës, i dënuar me parë për armë mbajtje pa leje.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma-Itali, pasi Gjykata Bergamo / Itali, ka lëshuar Urdhër Arresti, për lëndë narkotike, ku pas procedurave në vendin tonë pritet të ekstradohet drejt shtetit fqinj.  Arrestimi i tij ka ardhur nga hetimi i Narkotikëve Durrës në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Po kështu në Durrës është arrestuar, A.F., 31 vjeç, banues në Kosovë. Ky person ka tentuar që të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara në Portin e Durrësit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë