DURRËS- Një 25- vjeçar është arrestuar në një lokal tallavaje pasi iu gjetën disa doza kokainë.

Nga informacionet e banorëve se në lokalet e Shkozetit shpërndahej dhe konsumohej lëndë narkotike, policia u vu në kontroll të të gjithë zonës.

25- vjeçari E.K. po konsumonte kokainë pasi iu gjetën edhe një kapak metalik me mbetje të kokainës e kartëmonedha në formë tubi, me anë të cilave ishin konsumuar.

Pronai i lokalit S.M.,  27 vjeç me banim në Durrës, do të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge".

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, ku personi E.K. do të dënohet për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" .