DURRËS - Një automjet me drejtuese një 24-vjeçare ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal rreth orës 17:15 të ditës së sotme, tek vendi i quajtur “Ura e Dajlanit”. Shkak dyshohet humbja e kontrollit mbi drejtimin automjetit nga ana e 24 vjeçares.

E reja ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Rreth orës 17:15, tek vendi i quajtur “Ura e Dajlanit”,  automjeti me drejtuese shtetasen Xh. K., rreth 24 vjeçe,  dyshohet  se si pasojë e humbjes së kontrollit  mbi drejtimin automjetit nga ana e 24 vjeçares, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.  

Si pasojë, 24-vjeçarja ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.