Teksa banorët e ish-Kënetës zhvillonin mbrëmjen e së martës protestë-homazh para bashkisë, për dy fëmijët që humbën jetën në aksidentin tragjik, pak metra më larg, në komisariatin e Durrësit një grup banorësh nga Arapajt denonconin fqinjin e tyre.

Protestën e vijuan dhe të mërkurën, duke kërkuar nga policia të marrë masa ndaj 22-vjeçarit Albi Bizgjoni, i cili qarkullon me shpejtësi të lartë në rrugicat e ngushta të lagjes.

“Kemi frikë se do të na shtypë fëmijët. Më thonë fëmijët se kanë frikë të shkojnë në shkollë”, tha një banore.

“Mi kanë filmuar fëmijët. Ndihemi shumë të pasigurt për fëmijët. Ecën me 100 km/h këtu në këtë rrugë. Policia nuk po bën asgjë, nuk dimë ku të shkojmë”, thotë një tjetër.

Ata shtojnë se dhe motra e tij, studente e Akademise se Policisë është përfshirë në një konflikt më 26 prill, ku është proceduar në gjendje të lirë pasi ka plagosur fqinjën me thikë.

Sipas banorëve nuk kanë munguar dhe konfliktet fizike me familjen Bizgjoni, ndër vite, siç shihet në pamjet e kamerave të sigurisë që ata vendosën në dispozicion të policisë dhe medias.

Banorët thonë se ndihen të pasigurt dhe kërkojnë vetëm qetësi në lagje.

“Policia na thotë se e rregullojmë ne kemi 2-3 vite me këtë punë, por ai sërish del me shpejtësi. E kemi çuar njëzet herë në polici”, shprehet banori.

Ekipi i Report TV kërkoi një prononcim pranë familjes Bizgjoni, por ata nuk pranuan të komentojnë akuzat e fqinjeve.

Ndërkohë pas denoncimeve nga banorët e zonës, ka ardhur edhe reagimi i Policisë, të cilët përmes një njoftimi informojnë se kanë administruar dhe trajtuar konform procedurave ligjore, 8 raste të veprave penale të ndryshme në të cilat ka qenë i përfshirë Albi Bizgjoni dhe shtetas të lidhur me të (familjarë ose persona me të cilët ai ka qenë në konflikt).

Mesa duket edhe nga të dhënat e Policisë, familja e Albi Bizgjonit ka qenë e përfshirë në episode të njëpasnjëshme dhune dhe përplasjesh me banorët e zonës.

Xh.K/R.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 06/05/2026 20:59

    Ja denoncimi me ze e figure.. Filloni lidhni qente e terbuar..

    Përgjigju
  • arapaj: 06/05/2026 13:28

    ndaloni nje mbeturine qe rrezikon jeten e njerezve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 5 Maj, 08:35

    Gjykata e Lartë frenon Prokuroritë dhe Gjykatat për arrestin me burg, si e vlerësoni?