Teksa banorët e ish-Kënetës zhvillonin mbrëmjen e së martës protestë-homazh para bashkisë, për dy fëmijët që humbën jetën në aksidentin tragjik, pak metra më larg, në komisariatin e Durrësit një grup banorësh nga Arapajt denonconin fqinjin e tyre.
Protestën e vijuan dhe të mërkurën, duke kërkuar nga policia të marrë masa ndaj 22-vjeçarit Albi Bizgjoni, i cili qarkullon me shpejtësi të lartë në rrugicat e ngushta të lagjes.
“Kemi frikë se do të na shtypë fëmijët. Më thonë fëmijët se kanë frikë të shkojnë në shkollë”, tha një banore.
“Mi kanë filmuar fëmijët. Ndihemi shumë të pasigurt për fëmijët. Ecën me 100 km/h këtu në këtë rrugë. Policia nuk po bën asgjë, nuk dimë ku të shkojmë”, thotë një tjetër.
Ata shtojnë se dhe motra e tij, studente e Akademise se Policisë është përfshirë në një konflikt më 26 prill, ku është proceduar në gjendje të lirë pasi ka plagosur fqinjën me thikë.
Sipas banorëve nuk kanë munguar dhe konfliktet fizike me familjen Bizgjoni, ndër vite, siç shihet në pamjet e kamerave të sigurisë që ata vendosën në dispozicion të policisë dhe medias.
Banorët thonë se ndihen të pasigurt dhe kërkojnë vetëm qetësi në lagje.
“Policia na thotë se e rregullojmë ne kemi 2-3 vite me këtë punë, por ai sërish del me shpejtësi. E kemi çuar njëzet herë në polici”, shprehet banori.
Ekipi i Report TV kërkoi një prononcim pranë familjes Bizgjoni, por ata nuk pranuan të komentojnë akuzat e fqinjeve.
Komente










ndaloni nje mbeturine qe rrezikon jeten e njerezve
Përgjigju