Durrës/ Banorët e një pallati në protestë: Të bëhet vlerësim i thelluar, duam ta dimë do shembet apo rikonstruktohet (VIDEO)

DURRËS- 32 familje të një pallati 8-katësh në lagjen nr.5 të qytetit të Durrësit kanë dalë gjatë kësaj të shtune në shenjë protestë pasi kërkojnë një vlerësim të thelluar mbi dëmet që ka pësuar godina nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ata shprehen se duan të dinë sesi do të veprohet me pallatin, nëse do të shembet apo do të rikonstruktohet. Një nga banorët thotë se ka marrë inxhinierë privatë amerikanë për verifikimin dhe sipas verifikimeve të tyre pallati duhet të shembet.

"Ne jemi mbledhur pasi kërkojmë një informacion se çfarë do bëhet më pallatin tonë pasi gjendja është katastrofike siç shihet edhe nga pamjet. Pallati ka çeduar me 60 cm, unë kam sjell vetë ekspertë amerikanë dhe tregojnë që ku pallat përbën rrezik. Nuk kanë ardhur ekspertë nga instituti i ndërtimit që e kanë për detyrë të vijnë siç parashikon akti normativ. ne duam të dimë çfarë do bëhet me këtë pallat, nëse do të prishet apo do të rikontruktohet", tha një nga banorët

Banorët e këtij pallati prej 2 muajsh kanë mbetur të pastrehë, ata thonë që ende nuk kanë përfituar bonusin e qirasë.

"Për pallatin kemi shqetësim, sepse pallati ka ikur shtrembër është i pabanueshëm. Unë po jetoj të nipi ku të shkoj, nuk kam marrë as bonus qiraje kam shkuar të bashkia më thonë bë akt konstatimi unë nuk di ku ta bëj. I gjithë mundimi që kemi bërë na ka shkuar kot", tha një banore.

Ndërkohë ka reaguar edhe Bashkia e Durrësit e cila pohon se pallati është shpallur i pabanueshëm.

"Pallati është shpallur i pabanueshëm dhe kështu figuron edhe në sistem. Bashkia e Durrësit e ka dërguar këtë rast për ekspertizë të thelluar në Institutin e Ndërtimit nga ku pritet një përgjigje. Është ekspertiza e këtij instituti që do të vendosë çfarë do të ndodhë me këtë godinë. Ky pallat është i rrethuar me shirita për të mos lejuar afrimin e njerëzve në të pasi përbën rrezikshmëri.

-Banorët kanë vijuar normalisht marrjen e bonusit të qerasë ku deri tani 15 familje nga ky pallat kanë kaluar për likujdim të pagesës ndërsa pjesa tjetër janë në proces. Cilido nga këta banorë që ka paqartësi lidhur me bonusin duhet të paraqitet në njësinë administrative përkatëse ku do të marrë informacionin e nevojshëm", njofton Bashkia.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 01/02/2020 18:27

    JU QYTETARE TE DURRESIT INSTISTONI TE BEHET RIPARIM I PALLATIT ,,SEPSE PO TE PRISHET JU HUMBISNI GJITHE PASURINE E JETES TUAJ.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!