Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka nisur një aksion për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive nga persona të ndryshëm, duke i zaptuar këto hapësira që janë të dedikuara për të gjithë qytetarët.

“Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik nisëm aksionin për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive nga persona të ndryshëm, duke i zaptuar këto hapësira që janë të dedikuara për të gjithë qytetarët.

Aksioni për lirimin e hapësirave të plazheve publike do të vijojë përgjatë gjithë bregdetit të Durrësit.

I bëjmë thirrje subjekteve apo dhe individëve të mos zaptojnë këto hapësira pasi ato i përkasin të gjithë pushuesve”,- shkruan Sako.