DURRES- Nga qyteti i Durrësit ku ka zhvilluar takimin përmbyllës të kësaj fushatë elektorale, Berisha është ndalur tek numri 44. Këtë herë, kreu i PD i ka kërkuar qytetarëve të votojnë numrin 44, pasi ai është viti i tij i lindjes. Duke iu referuar rivalit të tij politik, Berisha tha se “numri 29, përfaqëson Edi Ramën dhe dështimin”.
“Është 44 se linda në 44-ën, është numri i fatit, askush nuk do të zhgënjehet është numri i lirisë së shqiptarëve, i ngadhënjimit të tyre. Miqtë e mi, durrsakë e shqiptarë kudo ku jeni, lexoni për 29, në numerologji lexon dështim, është Edi Rama. Kujdes prej atij numri, nuk sjell fat, sjell dështim”, tha Berisha.
Kësaj herë, kreu i PD është ndalur tek politikat që kanë në fokus arsimimin dhe punësimin e të rinjve. Sipas Berishës, në 4 vitet që vijnë do të vijohet me rritjen e rrogave, si dhe përafrimin e pagave të meshkujve dhe të femrave.
“Fitorja e 23 qershorit është fitorja e të rejave të rinjve të Durrësit, shkollimi i tyre cilësor dhe punësimi i tyre masiv. Por kështu në fokus kemi kreditimin me kredi të punë, çdo të ri që dëshiron të profesionalizohet në një profesion”, tha Berisha.
Duke u ndalur tek rritja e pagave dhe pensioneve, kreu i PD tha se do të vijohet ky proces, si dhe do të hartohet ligjo për statusin e pensionistit.
“Nuk do të ketë pension nën 150 dollarë. Qeveria do të subvencionojë energjinë elektrike, udhëtimin e tyre në autobusë urban e interurban. Do të hartojmë ligjin për statusin e pensionistit, do të subvencionojnë ilaçet”, u shpreh Berisha.
Më tej kreu i PD, u ndal tek politikat që PD parashikon në programin e saj në ndihmë të fermerëve.
“Do të trefishojmë grantet për fermerët, dhe për subvencionimin e TVSH për naftën, dhe farërat bujqësore. Po kështu, do të mbrojmë prodhimet tuaja nga konkurrenca e pandershme ndërkombëtare. Do bëjmë gjithçka që të keni sukses me prodhimet tuaja”, vijoi Berisha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kamzë, Berisha: Mos u mashtroni nga Rama