Durrës, Berisha: Rama, nihilist
mohon investimet në ujësjellësa

Durrës, Berisha: Rama, nihilist<br />mohon investimet në ujësjellësa
SPITALLE- Kreu i qeverisë ka inauguruar sot ujësjellësin Spitallë-Porto Romano, në Durrës. Në takimin e elektoral me banorët e Spitallës, Berisha tha se në këtë janë zonë bërë ndërtime të mëdha, gjë që ka ndikuar në zhvillimin e zonës. Kreu i PD-së, i ka premtuar banorëve të kësaj zonë, se qeveria do të bëjë gjithçka për të garantuar shërbimet e nevojshme për ta.

"Ftojeni të vijë këtu, se deklaron çdo ditë se jemi në mesjetë më duhet t’i them këtij nihilisti se vetëm 5 vite më parë më pak se 60% e shqiptarëve merrnin ujë të rrjedhim sot 90% e tyre dhe do rritet në vazhdim për furnizim 24 orë. Prandaj i thoni shokut të autobusit mavi ta sjellë këtu autobusin që të shpëtojë nga mesjeta, këtu ka ujë 24 orë", tha Berisha, duke iu referuar akuzave të kreut socialist për mungesë të ujit të pijshëm.
 
Berisha vuri theksin në rritjen e punësimit dhe zhvillimit të turizmit në gjithë qarkun e Durrësit.

Duke akuzuar kreu e PS-së, se flet për një Shqipëri të mesjetës dhe jo Shqipërinë që sot jetojmë, Berisha e ftoi atë vinte në këtë zonë ku furnizimi me ujë të pijshëm bëhet 24 orë. Ai akuzoi më tej kryebashkiakun e Durrësit, Dako për taksa të larta ndaj biznesit.

“Për të patur të qartë mashtrimet e shokut të autobusit mavi ju ftoj të shkoni tek një biznes i vogël në qendër të Durrësit dhe shikoni sa paguan nga Gjushi (Vangjush Dako) i Ramës dhe krahasoni me një biznes në Tiranë, diferenca do jetë 40 deri në 50% më e ulët”, komentoi Berisha.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre