Plazhet e Durrësit njihen si ndër më të betonizuarat në Shqipëri.

Dikur të karakterizuara nga rëra e butë dhe pishat e dendura, sot vendin e tyre e kanë zënë kryesisht pallatet, që u ndërtuan pikërisht duke i marrë gjelbërimin pushuesve.

Por betonizimi nuk është ndalur vetëm te ndërtimi i pallateve gjigandë brenda vijës së rërës.

Në fakt, në këto foto shihet se në zonën e Urës së Dajlanit, betoni ka hyrë deri brenda në det, duke vendosur një barrikadë ndërmjet bregut dhe ujit.