Durrës,çelet sezoni turistik 2014
rikthehen në bregdet kullat e vrojtimit

Durrës,çelet sezoni turistik 2014<br />rikthehen në bregdet kullat e vrojtimit
DURRËS- Qyteti bregdetar i Durrësit çel zyrtarisht sezonin turistik 2014, ndonëse prej kohësh fundjava e gjen plazhin e këtij qyteti të tej mbushur me pushues. Në kuadër të kësaj ditë në zonën e plazhit u zhvilluan një seri aktivitetesh, ndërsa kryebashkikau,Vangjush Dako, ftoi pushuesit nga mbarë trojet shqiptare që pushimet ti kalojnë në qytetin bregdetar.

Ndonëse prej kohësh fundjava e gjen bregdetin e Durrësit plot me pushues, ditën e sotme u çel zyrtarisht sezoni turistik për vitin 2014.

Koha  e vrenjtur nuk pengoi me dhjetëra të rinj nga qyteti bregdetar por dhe më gjerë të merrnin pjesë në aktivitetet e organizuara nga bashkia në kuadër të kësaj dite.
Kryebashkiaku, Vangjush Dako, gjatë fjalës së hapjes theksoi se qyteti bregdetar është i gatshëm për të pritur në mënyrën më të mirë të mundshme qindra mijëra pushues që do të vijnë jo vetëm nga trojet shqiptare.

Risi këtë vit në plazhin e Durrësit, pritet të jenë edhe kullat e vrojtimit të cilat mungojnë prej vitesh.

Ndërkohë gjatë këtyre ditëve pritet të përfundojë edhe procesi i plugimit të rërës, ndërsa edhe hotelet dhe restorantet e zonës i kanë marrë masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja