Durrës, Dako investime në zonën
ku banojnë romët,inauguron rrugën

Durrës, Dako investime në zonën<br />ku banojnë romët,inauguron rrugën
DURRES - Përfundojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës së ish Nish-Tullës në Shkozët të Durrësit.

Në ceremoninë e përfundimit të punimeve të rrugës, e cila lidhet me tregun e makinave dhe plazhin e sektorit Rinia ishte edhe kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili theksoi se përfundimi i kësaj rrugë që u shërben 15 mijë banoreve ishte prioritet i bashkisë.

Në kuadër të këtij investimi që kap vlerës e 37 milionë lekëve janë vendosur 1950 metra kanalizime si dhe janë ndërtuar 2500 metra trotuare dhe rruga do jetë e ndriçuar në gjithë gjatësinë e saj.

Dako u ndal edhe tek investimet që janë kryer në këtë zonë.

Nga ana e tyre banorët kërkuan shtimin e koshave për hedhjen e mbeturinave si dhe praninë më të madhe të ndërmarrjes komunale për pastrimin e plehrave.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos